Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi sot një takim mes një deputeti dhe të shumëkërkuarit Ergys Agasi, pak ditë para arrestimit.
Berisha tha në një konferencë me gazetarët, se nga të dhënat e përçuara përmes qytearit digjital, është vënë në dijeni se deputeti socialist Taulant Balla ëshët takuar me Agasin në një lokal në qytetin e Elbasanit.
“Siç më informon qytetari digjital, sipas burimeve të tyre policore, ditën e diel, në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan, Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin. Vetë qytetari thotë se është mirë të hetohet, por burimi është mjaft serioz dhe i sigurtë. A mori përsipër Balla negociatat me të në emër të Ramës? Nuk mund të them, por qytetari thotë se janë takuar”,-tha Berisha./Kb
