Në Lido di Venezia, Bianca Balti ka zgjedhur të mos bëjë zhurmë me veshjen e saj, por pikërisht thjeshtësia e look-ut ka bërë që modelja të bie në sy para fotografëve.
E veshur me krijime të Brunello Cucinelli, Balti u shfaq me një kombinim klasik dhe të rafinuar: këmishë të bardhë, pantallona në tonalitete të errëta, rrip lëkure dhe një kapele të zezë. Një çantë e madhe dhe këpucët e sheshta i dhanë prekjen përfundimtare paraqitjes së saj.
Pa veshje të ekzagjeruara apo detaje tërheqëse të stilit të tapetit të kuq, modelja zgjodhi një estetikë të pastër, komode dhe elegante. Një zgjedhje që dëshmon se stili nuk ka gjithmonë nevojë për shkëlqim për të tërhequr vëmendjen.
Look-u i saj u përshtat natyrshëm me atmosferën e Venecias, duke sjellë atë lloj elegance të qetë që duket njëkohësisht luksoze dhe e pandërgjegjshme.
Balti, e cila prej kohësh po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore, vazhdon të jetë një prej figurave më të komentuara edhe për mënyrën se si e përballon publikisht këtë periudhë të jetës së saj./mxh
