Bibliotekat në disa qytete europiane po hapin një epokë të re të leximit me prezantimin e kabinave “Soundproof Pods”. Këto kabina futuriste janë krijuar për të ofruar përqendrim të plotë, larg zhurmës urbane dhe shpërqendrimeve të zakonshme.
Kabinat janë të pajisura me xham panoramik, karrige ergonomike dhe dritë inteligjente që përshtatet automatikisht me kontrastin e fletëve të librit. Disa prej tyre kanë edhe aromaterapi të lehtë me nuanca natyrale për të nxitur qetësinë. Studentët që i kanë testuar thonë se ndihen më produktivë dhe arrijnë të lexojnë dyfishin e materialit në të njëjtën kohë.
Projekti synon të ringjallë kulturën e leximit dhe të kthejë bibliotekat në hapësira moderne që i rezistojnë erës së teknologjisë./KM
