Last Updated on 22/11/2025 by EL
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit për ditën e diel, teksa për këtë fundjavë pritet të vijojnë reshjet intensive të shiut.
Sipas parashikimit, reshjet do të vazhdojnë të prekin qarqet e vendit, ndërsa pritet erë e fortë dhe ulje temperaturash.
E diel, datë 23 nëntor priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet: Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet: Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 4 / 11 °C
Në vendet e ulëta: 9 / 11 °C
Në vendet malore: 4 / 8 °C
Era:
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet./E.T
