Last Updated on 24/05/2026 by Kesjana
Një reagim ironik dhe plot nota satire ka ardhur nga Bledi Mane, i cili ka komentuar me tone thumbuese lidhur me Baki Goxhajn, vlonjatin që u nis drejt Gazës me mision, por u mor peng nga trupat izraelite.
“Bakiu na Vlora nuk u nis me skaf drejt Brindizit të çonte refugjatë apo drogë por Bakiu na Vlora u nis me anije drej Gazës për të çliruar Palestinën. Do pyesni ju pse Bakiu nuk vjen në Tiranë të protestojë për hallet tona apo të shkonte në Shkup të protestonte krah studentëve për gjuhën shqipe? Po sepse nuk ka dët as Tirana e as Shkupi a të qifja udhët. Bakiu na Vlora merret me halle ndërkombëtare dhe ia bën rupi-supi Izraelit dhe si lab me taban që është vodhi vëmendjen por e djallosi pak kur qau në televizor. Ndaj ky biri i Vlorës me aeroport të papërfunduar dhe me ujësjellës të prishur e meriton të futet te “Ferma Vip”. Fundja çfarë ka më shumë Mimoza Ahmeti nga Bakja? Sot askush nuk lexon poezi, sot askush nuk bën dashuri, sot jemi të gjithë Baki!“, shkruan Mane. /kb
