Last Updated on 17/04/2026 by Anisa
Nën thirrjen për pjesëmarrje masive, deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka dalë me një apel të fortë për qytetarët në prag të protestës së thirrur këtë mbrëmje në orën 19:00 para Kryeministrisë. Ai e paraqet këtë protestë si një moment vendimtar për zërin qytetar, duke e lidhur pakënaqësinë publike me rritjen e kostove të jetesës, emigrimin dhe akuzat për korrupsion në qeverisje. Në mesazhin e tij, Boçi u bën thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë pasivë, duke e përshkruar pjesëmarrjen si një akt përgjegjësie për të ardhmen e vendit.
Reagimi i plotë
Dil sot në protestë, mos të fajësosh nesër veten e as opozitën
Sot në mbrëmje, ora 19:00, para Kryeministrisë, historia do të shkruhet sërish.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka thirrur protestën e rradhës.
Por pyetja është: a do të jesh ti pjesë e saj, apo do ta lexosh nesër në rrjetet sociale duke u penduar?!
Qytetar!
Shqipëria nuk është duke kaluar një krizë të zakonshme.
Ajo po përballet me një model qeverisjeje që, sipas vetë njerëzve, e ka kthyer shtetin në një “organizatë kriminale”.
Çmimet fluturojnë, karburanti tatohet deri në palcë, fermeri lë tokën dhe të rinjtë ikin.
Ndërkohë, afera si “Lubia” dhe “Lindat e AKSHI-t” tregojnë një realitet të dhimbshëm, se paratë e taksapaguesve po përdoren jo për zhvillim, por për të mbushur xhepa të caktuar.
-Kush nuk del sot, nesër më pas nuk ka të drejtë të ankohet.
-Kush hesht në shesh, nesër do të paguajë rritjen e radhës së çmimeve.
-Kush pret që “të tjerët” të bëjnë punën, do të zgjohet në një Shqipëri ku protesta po përpiqet të vritet, sepse zëri qytetar nuk është individual, është kor.
Kjo nuk është thirrje për dhunë.
Është thirrje për dinjitet.
Për të treguar se ky popull nuk është i blerë, nuk është i ndarë, nuk është i frikësuar.
Çdo hap drejt Kryeministrisë sot është një shans për të ndryshuar drejtimin e vendit e kthyer besimin e shoresën.
Çdo mungesë, nga ana tjetër, është një votë e heshtur për të njëjtën gjë që po të mbyt sot dhe do të mbysë dhe nesër.
Mos e lini veten t’ju kapë pendimi!
Nesër, kur të shikoni në televizione masën e qytetarëve në shesh dhe të dëgjoni britmat “Poshtë Rama!”, mos pyesni veten: “Ku isha unë?”.
Sepse përgjigjja do t’ju djegë vetë.
Dil sot!
Jo për politikën vetëm!
Për veten, për fëmijët e tu, për Shqipërinë që nuk dorëzohet!
