Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor në reformën territoriale, pasi mazhoranca sipas tij, ka vepruar me motiv politik dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Boçi theksoi se hartimi politik i ndarjes territoriale solli rënie të investimeve, përkeqësim të shërbimeve dhe braktisje masive të zonave rurale, ndërsa bashkitë u kthyen në struktura patronazhimi dhe jo mekanizma të zhvillimit lokal. Ai paralajmëroi se padrejtësitë e krijuara prekin edhe reformën zgjedhore, duke ndikuar përfaqësimin politik në disa zona të vendit.
Luçiano Boçi: Jo, kërkohet ndryshim rrënjësor. Jemi para momentit apo jo, kjo gjë përcaktohet nga vullneti i mazhorancës, e cila përgjatë kësaj kohe ka dëshmuar që nuk ka vullnet shërbimi ndaj qytetarëve, por ka dëshirë, domethënë të shtyjë reforma në drejtimin e saj të interesit politik. Siç ju e parashtruat, gjithçka ka ardhur për pasojë të asaj ndarje të vjetër që solli pasojë më pas edhe në zbrazjen e territoreve në…në të gjithë Shqipërinë, sidomos në zonat e largëta rurale. Sepse pushteti lokal tek e fundit çfarë është? Është një lloj shërbimi specifik, i imët, kapilar, që i ofrohet qytetarit si detyrim që ka shteti për t’i shërbyer. Në shumë drejtime, në arsim, në shëndetësi, në mbështetje sociale, në punësim, edhe në zhvillim ekonomik dhe territorial.
Gjë që nuk u konsiderua. Harta ishte krejtësisht politike dhe solli këtë pasojë. Fjalori që u përdor atëherë ishte impresionues, do zhvillohen zonat, do pakësojmë stafet, do rriten investimet. Ndërkohë çfarë ndodhi? Investimet në zonat rurale ranë, u krijuan bashki preferenciale, bashkitë e mëdha, domethënë diskriminim territorial, jo barazim territor. Stafet jo vetëm që nuk u shkurtuan, por madje u trefishuan, katërfishuan. Dyfishimi është më se i zakonshëm, duket si kështu domethënë muhabet kafeneje, sepse ka dhe dhjetëfishim. Në Kamëz për shembull, kam dëgjuar që ka gati, gati dhjetëfish, sepse në një bisedë me Mziun kështu e konsideronte ai, e maste me stafin që kishte pasur dhe stafin që ka shtuar pasardhësi i tij dhe ky shumëfishim tregon qartazi që bashkitë u përdorën si skalione politike, depozitë, magazinë patronazhimi, më pas për t’u hedhur edhe në atë pjesën e fushatave elektorale si njerëz bruto që kërkonin të mblidhnin vota.
Pra, në qoftë se ka realizuar një funksion njësia vendore, në këtë rast bashkia ose bashkitë, ka qenë funksioni i rrëmbimit dhe i marrjes së votës në mënyrë kapilare. Pjesa e shërbimeve ra, njerëzit duke mos pasur këto shërbime, tendencën për t’u larguar e kanë shumë më të madhe dhe në qoftë se bëhet një bilanc, do shihet shumë qartazi që pjesa më e madhe e të larguarve janë pikërisht nga zonat ku nuk ofrohet shërbim. Nuk ka rrugë, nuk ka stimulim, nuk ka mbështetje, atëherë pse duhet të qëndrojë ai qytetari atje domethënë? Thjesht në atë vetë ekonominë e vogël vetëm të mbajë frymën gjallë, ndërkohë që ka breza, ka fëmijë për të rritur, ka ambicie për jetën, jeton në një komunitet që sheh…
Bëhet normal, ka dhe informacion sepse mundësia për të marrë informacion sot është shumë e madhe. Dhe u produktua një padrejtësi shumë e madhe, e cila duhet rregulluar, që afekton edhe reformën tjetër, reformën zgjedhore, se ka të bëjë me zonën zgjedhore dhe konceptin zgjedhor dhe mënyrën e përfaqësimit. Sepse ka zona të caktuara që sot për shkak të kësaj ndarje territoriale nuk kanë përfaqësim politik edhe në parlament. Prandaj të dyja reformat duhet të jenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Dalim tek pjesa tjetër, do rregullohet apo jo? Sigurisht këto, si ka ardhur mazhoranca? Mazhoranca në kalkulimin e saj politik sot ka futur një terminologji europiane. E kërkon BE-ja, se e kemi dëgjuar për të gjitha ne. Nuk e di çfarë tjetër kërkon BE-ja. Dhe ndërkohë që ka një shqetësim nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe nga organizmat ndërkombëtare që ka rënie të autonomisë vendore, janë marrë kompetencat, nuk ka demokraci lokale sepse është realitet pikërisht mungesa e shërbimeve dhe nuk ka dhe kujdes për qytetarin. Kjo duhet rregulluar në, ka një formë. Duhet, para, jemi para pikëpyetjes, duhet të shtojmë numrin e bashkive apo të pakësojmë numrin e bashkive? Apo të krijojmë institucione të ndërmjetme. Këtu pastaj ka hyrë në lojë mazhoranca e cila kërkon të shtojë institucione./K.M
