Bora Zemani duket se ka rezervuar një tjetër surprizë për publikun në muajin janar! Moderatorja pritet të vijë me një angazhim të ri në Top Channel, këtë herë në një format që e njeh mjaft mirë.
Pas zërave që qarkulluan disa muaj më parë për një largim të mundshëm nga televizioni, duket se planet e Borës janë të tjera. Madje, emri i saj është përmendur së fundmi edhe në lidhje me drejtimin e “Ferma VIP”, por angazhimi i radhës pritet të jetë në një tjetër projekt.
Sipas informacioneve, moderatorja do të jetë sërish pjesë e emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit. Bëhet fjalë për sezonin e dytë të këtij formati për Borën, e cila ka bashkëpunuar edhe më parë me këtë projekt.
Por janari duket se do të sjellë edhe një tjetër lëvizje interesante në ekranin e Top Channel. Pas pesë vitesh mungesë, Luana Vjollca pritet të rikthehet në këtë televizion, duke bërë që dy prej moderatoreve më të komentuara shqiptare të jenë sërish pjesë e së njëjtës logo televizive./mxh
