Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi sot çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të gazit dhe naftës.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit./kb
