Java e 4-ërt e luftës në Lindjen e Mesme, edhe pse 2 ditë më parë Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi armëpushim 5-ditor. SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme “parandaluese” ndaj Iranit më 28 shkurt. Situata u përshkallëzua më tej me shkëmbime sulmesh mes Iranit dhe Izraelit. U vra lideri suprem Ali Khamenei gjatë sulmeve, ndërsa në krye të vendit erdhi Mojtaba Khamenei.
Rrezik global dhe përpjekje diplomatike: Tensionet kanë bllokuar transportin në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë tronditur tregjet e energjisë. Teksa SHBA-të po shtojnë praninë ushtarake në rajon, paralelisht po tenton negociata me Iranin përmes një plani paqeje dhe ndërmjetësimit të Pakistanit./kb
