Ka një rekord që Kupa e Botës në Amerikën e Veriut e ka thyer tashmë: do të jetë Botërori më ndotës në histori. Sipas një vlerësimi të përgatitur nga Greenly, një kompani e specializuar në teknologjitë klimatike, emetimet totale pritet të arrijnë në rreth 7.8 milionë tonë CO₂, ose rreth 2.1 herë më shumë se shifra zyrtare e regjistruar në Botërorin e Qatar në vitin 2022.
Megjithatë, çështja më e rëndësishme lidhet me strukturën e këtyre emetimeve.
Gjatë Botërorit të kaluar, Katari ndërtoi shtatë stadiume të reja nga e para, duke gjeneruar emetime të konsiderueshme të lidhura me ndërtimin e infrastrukturës. Ndërsa në turneun që ka nisur tani do të përdoren stadiume ekzistuese, ndaj ndikimi i infrastrukturës në emetimet totale do të përbëjë vetëm 3% të totalit.
Nga ana tjetër, udhëtimet e tifozëve përbëjnë rreth 87% të gjurmës së përgjithshme të karbonit, pasi për të ndjekur ndeshjet, tifozët duhet të lëvizin mes tre vendeve të ndryshme të Amerikës së Veriut dhe të përshkojnë distanca shumë më të mëdha krahasuar me ato të Botërorit të Katarit.
Për këtë arsye, pavarësisht përdorimit të stadiumeve ekzistuese, Botërori i zhvilluar në Amerikën e Veriut pritet të mbetet eventi me ndikimin më të madh mjedisor në historinë e Kupave të Botës./kb
