Last Updated on 27/04/2026 by EL
Rrugët e Shqipërisë po përgjaken çdo ditë nga aksidente rrugore të cilat janë shpesh me viktima. Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare gjatë një interviste për Euronews Albania pohoi se çdo ditë ndodhin mesatarisht 12 aksidente rrugore, dhe shumica e tyre shkaktohen nga moshat e reja.
Brataj, pohon se duhen ndërgjegjësuar të gjitha institucionet për të analizuar shkaqet e këtyre aksidenteve.
Por aksidentet janë vetëm një pjesë e traumave, të cilat renditet në vendin e 5 kur flitet për humbje jete dhe invaliditet.
Ndërkohë raporti i fundit i INSTAT tregon se vetëm në muajin mars janë regjistruar 89 aksidente rrugore me 117 persona të lënduar disa me pasojë jetën. Analiza e ekspertëve të statistikave fakton se gjatë muajit mars 86,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe se grupmosha 25-34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6 % të numrit total të tyre. aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë./et
