Kupa e Botës është futur në fazën vendimtare, ku në orën 19:00 Brazili dhe Japonia do të përballen për një vend në fazën e 1/8-ve.
Trajneri i Seleçaos, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos eksperimentojë, duke hedhur në fushë të njëjtin formacion fitues që mposhti Skocinë në ndeshjen e fundit.
Në krahun tjetër, tekniku i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime taktike në rreshtim krahasuar me sfidën e fundit të grupit.
Pak minuta para se të nisë kjo betejë, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave./mxh
