Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Calja triumfoi në kategorinë e peshës deri në 75 kilogramë, duke realizuar 154 kilogramë në shkëputje.
Me këtë rezultat, sportisti shqiptar u rendit në vendin e parë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje ari në këto Lojëra Mesdhetare.
Një tjetër sukses i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare./ad
