Bullgaria ka adoptuar euro-n si monedhën zyrtare më 1 janar 2026, duke zëvendësuar levën bullgare dhe duke u bërë shteti i 21-të në zonën e euros.
Presidenti Rumen Radev, në mesazhin e tij për Vitin e Ri, e quajti futjen e euros “pikën kulmore finale në integrimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian – një vend që ne e meritojmë me arritjet e kulturës sonë mijëvjeçare dhe kontributin civilizues të vendit tonë”.
Guvernatori i Bankës Qendrore Bullgare, Dimitar Radev, mori vendin e tij në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, deklaroi se “e mirëpres ngrohtësisht Bullgarinë në familjen e euros dhe guvernatorin Radev në tryezën e Këshillit Drejtues të BQE-së në Frankfurt”.
Për rreth një muaj (deri në fund të janarit ose shkurtit 2026, sipas burimeve), qytetarët mund të paguajnë me leva, por kusuri do të jetë vetëm në euro./kb
