Last Updated on 14/07/2025 by adminfjala
Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për të luftuar evazionin dhe për të garantuar cilësinë ushqimore.
Megjithatë, në një vëzhgim të Report Tv në një prej lagjeve më të frekuentuara të kryeqytetit, dyqanet vijojnë të shesin produkte bulmeti pa kupon tatimor.
Pronarët e dyqaneve pranojnë jashtë kamerës se janë të lidhur prej vitesh me fshatarë të zonave përreth Tiranës, të cilët çdo mëngjes u sjellin prodhimet e tyre. Ata tregojnë se produktet nuk shoqërohen me faturë tatimore.
Në një prej këtyre dyqaneve, ku tregtohen bulmet dhe fruta të thata, garancia e vetme për cilësinë e qumështit është fjala e fshatarit që e ka sjellë.
Pa asnjë kusht sigurie e kontrolli, bulmeti shiten direkt nga rruga. Aksioni i autoriteteve synon rritjen e sigurisë ushqimore. Por një pengesë serioze duket se është një aspekt fiskal. TVSH-ja zero për blegtorët dhe bujqit, pamundëson zinxhirin e qarkullimit me faturë.
Në Lushnje, blegtorët, edhe sot, siç kanë vepruar gjithnjë, duke i lënë produktet e tyre te grumbulluesit
“E shesim me 50-60 lekë. Vijnë e marrin grumbulluesit në orën 05:00”, thotë një fermere.
“Qumështin e shesim me 53 lekë litri. Qumështin e marrin grumbulluesit apo baxhot me makinat e tyre”, tha një fermerë.
Produktin edhe këtë të hënë e shitën pa faturë. I vetmi shënim që ata kanë është në blloqet e tyre të shënimit. m.p.