Ligjvënësit në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit gjerman, kanë miratuar të premten një ulje të përkohshme të taksës së karburantit.
Qeveria do të ulë taksat mbi benzinën dhe naftën me rreth 0.17 euro për litër duke filluar nga tetori deri në fillim të vitit të ri, në një përpjekje për të ndihmuar qytetarët të përballen me çmimet që janë rritur që nga lufta me Iranin.
Është hera e dytë këtë vit që Gjermania ka ulur përkohësisht taksën e karburantit. Masa pritet t’u kushtojë qeverive federale dhe shtetërore 2.5 miliardë euro në humbje të të ardhurave tatimore./mxh
