Last Updated on 02/11/2025 by EL
Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS, Musa Ulqini i ftuar në një studio televizive kujton figurën e liderit historik të socialistëve, Fatos Nano, njeriu që, sipas tij, “shënoi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e kaluara komuniste dhe e udhëhoqi drejt një epoke të re demokratike”. Ulqini kujton rolin historik të Nanos në Kongresin e 10 të Partisë së Punës, më 12 qershor 1991, kur u shpall krijimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
“Roli i tij në Kongresin e PS më 12 qershor të vitit 1991, në Kongresin e 10 të Partisë së Punës që shpalli krijimin e një partie të re. Që në fillim deklaroi që kjo ishte një parti e re, shpallte ndarjen historike me partinë tjetër, i bënte thirrje popullit dhe botës se në skenë politike shqip po hidhte hapat e para një parti e re që do bënte përpjekje të ishte një parti social demokrate.
Kam qenë delegat në atë kongres, ka lexuar thirrjen që kongresi i drejt popullit shqiptar. Më beri përshtypje mbledhja e parë, debati që u bë për të zgjedhur ekipin, njerëzit në krah të Nanos”, thotë ai.
Ai shton se që në mbledhjen e parë, Nano insistoi për një ekip të ri me fytyra të reja e intelektuale, duke sjellë frymë ndryshimi në një kohë kur vendi dilte nga dekada diktature./E.T
