Shqipëria po mahnit vizitorët me bukuritë e saj, historinë e pasur dhe mikpritjen, duke u shfaqur si një destinacion sekret turistik në Evropë, shkruan revista “Business News This Week”.
Revista prestigjioze ndalet ne menyre te detajuar per vendin tone duke nenvizuar se Shqipëria ofron peisazhe natyrore marramendëse, plazhe të pastra, trashëgimi të lashtë dhe përvoja udhëtimi të përballueshme, duke e bërë destinacionin perfekt për turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende përtej atraksioneve kryesore evropiane.
Riviera Shqiptare është padyshim vendi i plazheve perfekte si Dhërmiu, Jala dhe Himara, por ujërat e kristalta, shkëmbinjtë dhe rëra e bardhe e bëjnë Shqiperine një nga rajonet bregdetare më të bukura të Evropës shkruan “Business News This Week”.
Me tej ne fokusin e revistes prestigjioze jane Alpet Shqiptare qe ofrojnë shtigje fantastike, lugina të bukura, liqene alpine dhe biodiversitet të pasur, ku atraksionet qe ja vlejne per tu vizituar jane Valbona dhe Thethi. Ndersa ne jug revista “Business News This Week” sugjeron Parkun Kombëtar te Llogarasë perfekt për turistët që kërkojnë pamje të paharrueshme.
Gjithashtu trashëgimia kulturore e Shqipërisë qe është e rrënjosur në një histori të gjatë të ndikuar nga qytetërime të shumt terheq vemendjen e medias nderkombetare, ku rrënojat e lashta e qytetet osmane u ofrojnë vizitorëve një vështrim magjepsës në të kaluarën.
Njeheresh Shqipëria është shtëpia e disa prej thesareve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra.
Ne permbyllje te artikullit “Business News This Week”, shkruan se për turistët që kanë një buxhet të kufizuar, Shqipëria është një nga destinacionet më të mira në Evropë./mxh
