Negociatat SHBA-Ukraine per te arritur nje marreveshje paqeje me Rusine do te zhvillohen ne Zvicer ditet ne vijim. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë i sigurisë ukrainase. Me anë të një postimi në Telegram, Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov theksoi se Ukraina e vlerëson pjesëmarrjen e palës amerikane dhe gatishmërinë e saj për bisedime.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka miratuar përbërjen e delegacionit për negociata, i cili do të drejtohet nga ndihmësi kryesor i tij Andriy Yermak. Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një plan me 28 pika, si një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës brenda këtij viti.
Drafti përfshin lëshime territoriale, përgjysmim të forcave ushtarake dhe Ukraina të mos anëtarësohet në NATO. Presidenti ukrainas ka kohë deri më 27 nëntor për të dhënë miratimin, ndërsa presioni është shtuar nga pala amerikane dhe evropiane./mxh
