Last Updated on 06/10/2026 by Monika
Hakan Calhanoglu ka kaluar problemin në aduktorin e kofshës së djathtë dhe është rikthyer në stërvitje me grupin e Interit.
Mesfushori është një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Chivu, së bashku me Lautaro. Megjithatë, trajneri mund të mos e aktivizojë menjëherë pas pushimit, në ndeshjen e së shtunës ndaj Parmës.
Ideja është që Calhanoglu të rikthehet gradualisht dhe të jetë gati për sfidën e Champions League ndaj Club Brugge. Kontrata e tij me Interin përfundon në fund të sezonit dhe klubi ka preferuar të presë paraqitjet e tij përpara se të marrë një vendim për rinovimin.
Kontaktet mes drejtuesve të Interit dhe përfaqësuesve të Calhanoglu nuk janë ndërprerë, pasi klubi beson se turku mund të japë ende kontribut.
Një rinovim i mundshëm do të ishte me kushte financiare më të ulëta, me 6.5 milionë euro pagë fikse dhe bonuse të lidhura kryesisht me numrin e paraqitjeve. Interi synon të gjejë një marrëveshje për të shmangur largimin e Calhanoglu me parametër zero./mxh
