Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Carlos Alcaraz ka marrë një fitore të rëndësishme në ‘ATP Finals 2026’, duke mposhtur Daniil Medvedev me rezultatin 2-0 me sete, 6-2 dhe 6-4. Tenisti spanjoll dominoi përballjen në Torino, duke konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në fund të sezonit.
Alcaraz e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke fituar bindshëm setin e parë 6-2. Në të dytin, spanjolli ruajti kontrollin e lojës dhe arriti të mbyllë takimin 6-4, pavarësisht se pati nevojë për ndërhyrjen e stafit mjekësor për shkak të një shqetësimi në kofshën e majtë.
Kjo ishte fitorja e dytë për Alcaraz në fazën e grupeve, pas suksesit ndaj Frances Tiafoe, ndërsa Medvedev pësoi humbjen e parë në turne. Spanjolli regjistroi gjithashtu fitoren e 11-të radhazi, duke iu afruar kualifikimit për në gjysmëfinale.
Alcaraz synon të fitojë për herë të parë në karrierë ATP Finals, një prej trofeve të rëndësishëm që ende mungon në koleksionin e tij./mxh
