Lorik Cana është një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptar.
Ish-kapiteni i Kombëtares ka lënë gjurmë jo vetëm për atë që bëri në fushën e lojës, por edhe për mënyrën se si e ndërtoi karrierën e tij, që nga ditët e para të vështira deri te stadiumet më të mëdha të Europës.
Por pas suksesit, fanellës kuqezi, shiritit të kapitenit dhe viteve të kaluara në klube të njohura europiane, fshihet një histori e jashtëzakonshme, e cila nisi në një periudhë kur gjithçka dukej e pasigurt.
Në rrëfimin për Federatën Shqiptare të Futbollit, Cana pranoi se kishte një ftesë nga Arsenal, por në fund asgjë nuk u bë realitet.
Cana ndalet te periudha e kaluar në klubet ku ka luajtur, përfshirë Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio dhe Nantes.
Përballjet me Serbinë mbetet ende në mendjen e ish-kapitenit, i cili zbuloi edhe momentin kur zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Me Kombëtaren shqiptare, Lorik Cana numëron 94 paraqitje dhe një gol të shënuar./kb
