Pas disa ditësh përballje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër janë shuar. Ndërkohë, në zonën e Drenies dhe Vloshit zjarri vijon me intensitet të ulët.
Shërbimet zjarrfikëse të Patosit po punojnë për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e riaktivizimit të saj.
Më herët A2 CNN raportoi se u tërhoqën nga operacioni 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan gjatë ditës së sotme për kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.
Në një përditësim të situatës nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, ndërsa aktualisht vetëm dy zona vijojnë të jenë në monitorim. /kb
