Cardi B është bërë nënë për herë të katërt, duke mirëpritur një djalë me partnerin e saj, yllin e NFL-së Stefon Diggs. Përfaqësuesi i saj konfirmoi se reperja është “e shëndetshme dhe e lumtur”. Ky është fëmija i parë i çiftit, ndërsa Cardi B ka tre fëmijë të tjerë me Offset, nga i cili është ndarë.

Ajo e ndau lajmin në “Instagram” dhe foli për një kapitull të ri në jetën e saj, duke theksuar forcën, rimëkëmbjen dhe përgatitjet për turneun e ardhshëm. Diggs zbuloi se foshnja është djalë dhe tha se mezi pret ta rrisë.
Cardi ka folur shpesh për dëshirën që fëmijët e saj të jenë “100 herë më të mirë” se ajo, duke vënë theks te disiplina dhe zhvillimi personal. Çifti është lidhur që nga tetori 2024 dhe u shfaqën publikisht si çift në maj 2025./ K.M
