Sipas raportimeve të Wall Street Journal, David Ellison, administratori i Paramount, i ka siguruar administratës së Trump se nëse do të blinte Warner Bros, do të bënte ndryshime të rëndësishme në CNN, rrjeti televiziv që presidenti ka kritikuar prej kohësh.
Burimet e cituara nga gazeta thonë se Trump-i ka pranuar para disa bashkëpunëtorëve se dëshiron një pronësi të re për CNN-in dhe ndryshime në programacionin e tij.
David Ellison-i është djali i Larry Ellison-it, aleatit të afërt të Trump-it. Sipas raportimit, Larry Ellison-i kontaktoi presidentin pak kohë pasi Netflix-i zgjidhi ofertën e tij mbi atë të djalit të tij, duke shpjeguar se kjo lëvizje mund të dëmtonte konkurrencën./K.M
