Last Updated on 10/12/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Prej vitit 2013 deri sot, kemi parë vazhdimisht një partiqë përpëlitet mes realitetit dhe absurdit. Prej 13 vitesh, partia e Idealeve të Dhjetorit, e grabitur pabesisht ngaata që sot, nuk pranojnë të largohen prej saj, gjendet nëkolaps. Ata që e themeluan, ata që vunë “tullat dhethemelet” e saj, sot janë në emigracion, u rrahën, u denigruan, u poshtëruan, nga i vetmi njeri, që sot hiqetsi “krijuesi PD”. Ajo parti nuk bën rrotacion, nukprodhon politikë, nuk nxjerr liderë, nuk pranonmendimin ndryshe, nuk bën kurrë zgjedhje të lira dhetë ndershme brënda saj. Ajo parti u grabit nga njeriu qëka qeverisur fatkeqesisht dy here vendin, dhe qëironikisht po kërkon rikthimin në pushtet. PartiaDemokratike, forca e parë politike që u përball me ish-PPSH, dhe që fitoi denjësisht zgjedhjet në 22 Mars 1992 duke ardhur në pushtet, sot gjendet në duart e njënjeriu, të një kaste dhe të një klani. Gjendet në duart e Berishës, duke mos qasur asnjë ti afrohet dhe ti bëjëoponencë atij. Si ka mundësi që një parti e pretenduar“demokratike, e djathtë dhe euroatlantike”, të jetë kaq e pafuqishme të krijojë shpresën, besimin dhe frymënndryshe tek shqiptarët ? Berisha akuzon, akuzon dheakuzon vetëm PS, dikur Fatos Nanon dhe sot Edi Ramën. Ai askund tjetër nuk e sheh “defektin dhepengesën” për të ardhur në pushtet apo për tu rinovuar, veçse tek Edi Rama. E fajëson Edi Ramën për 21 Janarin, për Gerdecin, për humbjet seriale tëzgjedhjeve, e fajëson Ramën për “shkatërrimin e opozitës, për non-grata”, e shumë të tjera, pa asnjëlidhje me kryeministrin socialist. Ka 28 vjet që nuknjeh asnjë humbje elektorale, ka 35 vjet që nuk bënzgjedhje të lira dhe demokratike brënda partisë tij, dhembetet kryetar i përjetshëm i PD. Por, si mund tëfajësosh Ramën apo dhe këdo tjetër për “shkatërrimin e opozitës”, kur ke 3 dekada që nuk njeh humbjen nëzgjedhje, kur ke 3 dekada që nuk kryen analiza seriozetë humbjeve dhe rrotacion brënda partisë tënde, kur ke3 dekada që flak nga partia çdo zë dhe mendimndryshe, kur ke 3 dekada që thua “po më vjedhinvotat”, kur edhe brënda vetë PD, nuk arrin të marrëshvotat e duhura për të mbajtur postin e kryetarit partisë? Asgjë nuk mbahet me pahir z. Berisha, as pushtetidhe as partia, ashtu siç keni tentuar deri sot të veproniju. Në fund të fundit, nuk po bëni asgjë më shumë se, po rrënoni nga themelet Partinë Demokratike, duke qenë për 35 vjet, përgjegjësi kryesor për çdo zhvillimbrënda saj, pa sjellë asnjë ndryshim cilësor nëpolitikbërjen e asaj force politike. Mjafton të kujtojmëse në 22 Mars 1992, Partinë Demokratike e votoi 75 per qind e shqiptarëve. Kaq, mjafton të thuash se “degradimi i saj aktual ka vetëm një autorësi, njeriunqë e drejton nga humbja në humbje, dhe që nuk pranonas humbjen dhe as rrotacionin, brenda lidershipit të saj aktual”. Nuk e di pse, por PD më duket si seksioni iasaj partie në Qerret./kb
