Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Kremlini pohoi sot (12 dhjetor) se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të shkuar në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Marrëdhënia mes tyre është përshkruar si në tone gati miqësore, por duket se ajo nuk shkon deri dorëzimi i një ftese për eventin e shumëpritur, ndërkohë që presidenti kinez Xi Jinping nga ana tjetër, e ka marrë një të tillë, pavarësisht se nuk e ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë apo jo.
Ndërkohë ekipi i Trump është duke diskutuar ftesat për liderë të tjerë botërorë, përfshirë kryeministrin hungarez Viktor Orbán./K.B