Lady Gaga ka anuluar performancën e saj të fundit në turne me këshillën e mjekut të saj. Lajmi u bë i ditur të hënën, më 6 prill, përmes një postimi në Instagram Stories, ku vetë këngëtarja tha se do të anulonte performancën e saj të tretë dhe të fundit në Bell Centre në Montreal, Quebec, për shkak të një infeksioni respirator.
“Më vjen shumë keq të ndaj me ju se nuk mund të performoj sonte dhe duhet ta anuloj shfaqjen”, filloi deklaratën e saj këngëtarja e “Abracadabra”. Kam luftuar me një infeksion të frymëmarrjes gjatë ditëve të fundit dhe kam bërë gjithçka që mundem për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, por është përkeqësuar. Mjeku im më ka këshilluar të mos performoj sot dhe, të jem e sinqertë, nuk mendoj se mund t’ju jap sot cilësinë e një performance që meritoni”, njoftoi këngëtarja e muzikës pop.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se i erdhi shumë keq për të gjithë ata që kishin bërë plan të ishin atje dhe ta mbështesnin këngëtaren dhe se për të, të ishte në Montreal dhe të performonte të enjten, më 2 prill, dhe të premten, më 3 prill, ishte magjike dhe thellësisht domethënëse.
“Për të gjithë ata që erdhën sonte, jam absolutisht e zemërthyer dhe më vjen shumë keq”, pohoi Gaga.
Pasi të përfundojë në Kanada, kanë mbetur edhe tre koncerte në turneun Mayhem Ball, duke përfshirë dy në Saint Paul, Minnesota, dhe një në Madison Square Garden në New York City më 13 prill.
Gaga gjithashtu më parë kishte riplanifikuar disa data në turneun e këtij viti, pas “reagimit të jashtëzakonshëm” ndaj albumit Mayhem, kjo e frymëzoi atë që të vazhdonte planifikimet e reja për turneun.
“Kjo shfaqje është projektuar të jetë lloji i përvojës teatrale dhe elektrizuese që e sjell Mayhem në jetë pikërisht ashtu siç e imagjinoj unë. Turneu Mayhem Ball po vjen zyrtarisht drejt jush. Shihemi së shpejti, përbindësha”, kishte pohuar më herët ylli botëror i pop-it./mxh
