Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më parë në qytetin e Sarandës nga disa persona të paidentifikuar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Sarandës është konfliktuar me disa persona të cilët dhe e kanë dhunuar.
Pritet një reagim zyrtar nga policia lidhur me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur dhe identitetet e autorëve./kb
