Analisti Lorenc Vangjeli komentoi në emisionin “Top Story” mocionin “Marrëveshja e Re për Shqipërinë”, të lidhur me ish-ministren Elisa Spiropali, duke argumentuar se Partia Socialiste ka hyrë në një fazë ku ndryshimi është bërë i domosdoshëm.
Sipas Vangjelit, PS e sotme është larg identitetit të saj të dikurshëm ideologjik.
“Unë di që PS ka emrin që ka marrë në qershor të ’91, por nuk është më PS. Ka një shkëputje, gati-gati fatale, nga baza e saj ideologjike dhe është kthyer në një ndërmarrje. Është kthyer në një portret të ngjashëm me PD. Diferenca është kush është në pushtet. Ky është një problem shumë i madh. I ka ardhur koha të bëhet.”
Gjatë debatit, moderatori dhe panelistët ngritën pyetjen nëse figura si Gramoz Ruçi do të mbështesnin Elisa Spiropalin në këtë proces. Vangjeli u shpreh se pesha e individëve nuk është faktori vendimtar.
“Arjan, dëgjo se si do të bëhet. Nuk ka atë peshë që mendon se ka.”
I pyetur më tej nëse Ruçi e mbështet Spiropalin, analisti u përgjigj:
“Është një nga socialistët që nuk e ka atë pushtet.”
Sipas Vangjelit, ndryshimi brenda Partisë Socialiste është i pashmangshëm dhe do të vijë si rezultat i disa faktorëve.
“Kjo gjë do të bëhet herët a vonë për disa arsye: sepse i ka ardhur koha, sepse është me vonesë, sepse është e drejtë, nga presioni i protestave, nga një aktor si SPAK dhe nga presioni ndërkombëtar.”
Në fund, ai e cilësoi Elisa Spiropalin si një figurë që artikulon nevojën për reformim.
“Elisa është zëdhënësja e një nevoje të dëshpëruar për të ndryshuar, sepse kështu siç është nuk shkon.”
Biseda:
Lorenc Vangjeli: Unë di që PS ka emrin që ka marrë në qershor të ’91, por nuk është më PS-. Ka një shkëputje, gati gati fatale nga tashmë nga baza e saj ideologjike dhe është kthyer në një ndërmarrje. Është kthyer në një portret të ngjashëm me PD. Diferenca është kush është në pushtet. Ky është një problem shumë i madh. I ka ardhur koha të bëhet.
Arjan Curri: Si do të bëhet? Do ta mbështesë Ruçi, Spiropalin?
Lorenc Vangjeli: Arjan dëgjo se si do të bëhet. Nuk ka atë peshë që mendon se ka. Natyrisht.
Grida Duma: Natyrisht që e mbështet?
Lorenc Vangjeli: Është një nga socialistët që nuk e ka atë pushtet. Kjo gjë do të bëhet herët a vonë për disa arsye, sepse i ka ardhur koha, është e me vonesë e vërtetë, sepse është e drejtë, tre presioni i protestave, katër një aktor si SPAK, 5 presioni ndërkombëtar. Elisa është zëdhënësja e një nevoje të dëshpëruar për të ndryshuar, sepse kështu siç është nuk shkon./ad
