Merkato e verës 2025, ku Real Madrid shpenzoi mbi 186 milionë euro për katër afrime të rëndësishme, mund të quhet dështim.
Dean Huijsen u transferua nga Bournemouth për rreth 59.5 milionë euro, Trent Alexander-Arnold nga Liverpool për 10 milionë euro, Franco Mastantuono nga River Plate për 67 milionë euro dhe Álvaro Carreras nga Benfica për 50 milionë euro.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte vend në kombëtaret respektive për Botërorin 2026. Për herë të parë që nga viti 1950, Spanja nuk do të ketë asnjë lojtar të Realit të Madridit në përfaqësuese.
Luis de la Fuente la jashtë listës Huijsen dhe Carreras, ndërsa edhe Anglia dhe Argjentina nuk grumbulluan Alexander-Arnold dhe Mastantuono. Situata ka ngritur diskutime për strategjinë sportive të klubit madrilen dhe për ndikimin real të investimeve të fundit.
Ndërkohë, Barcelona vazhdon të mbështetet te një bërthamë lojtarësh vendas si Yamal, Cubarsi dhe Garcia, që janë pjesë e rëndësishme e kombëtares spanjolle./mxh
