Aktori amerikan Chadwick Boseman, i njohur për rolin e tij si T’Challa në “Black Panther”, do të nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame pesë vjet pas vdekjes së tij në gusht 2020, në moshën 43-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e kolonit.
Ceremonia do të mbahet më 20 nëntor në Hollywood Boulevard, ku bashkëshortja e tij, Simone, pritet të pranojë nderimin në emër të tij. Në event do të flasin edhe regjisori i “Black Panther”, Ryan Coogler, dhe aktorja Viola Davis, bashkëluftëtare në filmin e tij të fundit, “Ma Rainey’s Black Bottom”.
Boseman njihet gjithashtu për portretizimet e tij si Jackie Robinson në “42” dhe James Brown në “Get On Up”, si dhe për pjesëmarrjen në filma të tjerë të Marvel si “Captain America: Civil War” dhe “Avengers: Endgame”. Ai u nderua postumisht me nominime për Bafta dhe Oscar dhe fitoi çmime si aktori më i mirë në Golden Globe dhe Screen Actors Guild Awards për rolin e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”./MXH
