Konfindustria ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve me qëllim që çmimet fundore të jenë të paktën në vlerat mesatare të shteteve të Rajonit dhe konkurentëve tanë tregtarë të BE dhe më gjerë.
Po ashtu kërkohet që rishikimi në ulje e gjithë ngarkesës fiskale në të paktën 25% të taksave tërësore mbi karburantet dhe jo vetëm taksës së ‘akcizës’, sikurse sipas tyre u shprehën përfaqësues të qeverisë.
“Shtete të BE si Gjermania, Italia ,etj kanë ndërhyrë që në 10 ditëshin e fundit të muajit korrik 2026 në uljen me 15-25 % të ngarkesës fiskale mbi karburantet”, thuhet në reagim.
Nga ana tjetër, Konfindustria mirëpret riaktivizimin e Bordit të Karburanteve. Konfindustria ka kërkuar në javën e parë të muajit gusht 2026 uljen e taksave dhe riveprimin e Bordit të Karburanteve.
“Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 30-70 lekë/litër më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Çmimet shumë të larta dhe kohëzgjatja e ndikimit të tyre sjellin goditje shtesë shkatërruese dhe falimentime mbi industritë, prodhimin vendor dhe mirëqënien e qytetarëve”, thuhet ndër të tjera.
Sipas Konfindustrisë, gjendja e mësipërme rrezikon të sjellë edhe kolaps të ekonomisë në tërësi. Përfituesit e vetëm nga çmimet e larta janë përkatësisht financat publike në afatshkurtër dhe sidomos fitimet e jashtëzakonshme të kartelit monopol të karburanteve. /k.m
