Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, duke e bërë të ditur këtë përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.
Vendimi i tij vjen pas konferencës për media të trajnerit të Portugalisë dhe një bisede që Ronaldo thotë se ka zhvilluar me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.
“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mora vendimin të largohem nga grumbullimi i Kombëtares.
Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që më çuan të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar.
Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, shkruan Ronaldo në Instagram./k.m
