Media ka siguruar pamje me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili kreu një nga ngjarjet më të rënda me armë zjarri në zonën e Roskovecit.
Dy ditë më parë, Buzi vrau ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, si dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, Bjelere Plaka, ku fatkeqësisht, kjo e fundit ndërroi jetë ditën e djehsme në spital për shkak të plagëve të marra nga goditjet me çifte.
Në pamjet e siguruara nga ajri, duket qartë automjeti ngjyrë blu i përdorur nga autori, i ndaluar në një zonë kodrinore
Në momentet e operacionit, vajza arrin të dalë nga makina ku po mbahej si peng. Menjëherë aty pranë shfaqet një person, i cili e merr me shpejtësi dhe e shoqëron në krahë për ta larguar me vrap nga autori.
Ndërkohë, pasi lëvizën në një zonë më të largët, personi kthehet sërish te makina e tij, ku dyshohet se do të bënte negociata me Refit Buzin, i cili disa orë më vonë u vetëvra brenda makinës me çifte./ad
