Last Updated on 02/08/2026 by EL
Një ditë pasi SPAK kërkoi sekuestrimin e një vile luksoze në Francë, me vlerë rreth 2.6 milionë euro, e cila dyshohet se është blerë nga Ermal Beqiri, janë publikuar pamje nga ambientet e brendshme të pronës, e cila shquhet për hapësirat e mëdha, arredimin luksoz dhe elementet moderne.
SPAK bëri me dije dje se nga hetimet hetimet zbuluan llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro.
Pamjet e publikuara tregojnë ambientet e saj të brendshme dhe standardin e lartë të arredimit. Kërkesa për sekuestrimin e pronës pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse do të pranojë masën e kërkuar nga SPAK.
Ndërsa më herët, u zbulua se proceduara për ekstradimin e Beqit, mund të zgjasë disa javë.
Kujtojmë që Beqiri akuzohet nga SPAK se ai përfitoi tender mbi 1.1 milionë euro pas kërcënimeve që krahu i tij i djathtë Ergys Agasi, i bëri bëri një shoqërie të përfshirë në një prej garave.
Po ashtu hetimet e SPAK të nisura për AKSHI-n zbuluan edhe një jaht lukzoz në pronësi të biznesmenit, bëhet fjalë për një jaht të markës predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 milionë euro. Beqiri e kishte vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët e posaçëm dyshojnë se jahti është blerë nga biznesmeni.
Ja disa foto nga Vila e Beqirit:
