Last Updated on 09/07/2025 by adminfjala
Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në humnerë prej kohësh.
“Kjo është gjendja tragjike ku ka përfunduar opozita dhe PD. Ndihem i zhgënjyer, më kujtohet një vit më parë kur u dha vendimi i gjykatës, ku të gjithë ishin prezent dhe i thoshin Ervin Salianjit që të mos dorëzohej, por të ngujohej në seli dhe ne të përplaseshim me Policinë. E kupton ti se në çfarë mendimi kishin ata? I vetmi person që jam ngritur dhe i kam thënë mos dëgjo këta, se kuotat i ke lart, se duan të të bëjnë pis figurën tënde politike, dhe kjo u pa dje, e braktisën të gjithë, mungonin të gjithë figurat e larta, përjashto zotin Sali Berisha”, u shpreh deputeti.
Në lidhje me qasjen e PD-së ndaj situatës politike dhe rastit të Salianjit, Sula nënvizon se kjo është e vetmja opozitë në botë e lumtur nga humbja.
“Kjo punë dihet, ata ia kanë futur gjumit që në datën 12 maj. Opozitë që ka humbur, deputetë që janë të lumtur që ka humbur PD-ja, do marrin rrogën e vet. A po bëjnë organizime, protesta, takime me njerëzit në zona, po i bëjnë? Zero! Janë në rregulla ata, marrin rrogën 4 vjet. E vetmja opozitë në botë e lumtur nga humbja”. m.p.