Eni Çobani: Unë i kam pasur herë pas here në zyrën time, telefonata të përhershme, dëshirë sigurisht për bashkim midis çiftit dhe sot, unë jam jo e lumtur, jam shumë e emocionuar, nuk e besoj akoma dhe vetë që dy familje të forta, njëri kuksian dhe tjetri matjan, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe ka ndodhur çudia! Çudi të cilën unë dua ta bëj sot prezent, jam shumë e emocionuar.
Ardit Gjebrea: Nga do ta fillojmë?
Eni Çobani: Do ta fillojmë nga prindërit se besoj që ata kanë qenë një gur themeli për zgjidhjen e këtij konflikti dhe dua një duartrokitje të fortë për z. Avni dhe z. Maliq!
Tashmë gjërat po kthehen në rrugë të mbarë dhe duket se merita u takon dy prindërve.
Eni Çobani: Puna e këtyre dy burrave ka qenë jo e jashtëzakonshme, por urtërsia, mendimi, dëshira, dashuria, vullneti, ka burimin nga këta dy njerëz prandaj them që prindërit janë guri i themelit për fëmijët e tyre, ndaj dua t’i falënderoj nga zemra për ndihmën që më kanë dhënë për realizimin e një ëndrre, një ëndrre të Erionës që sot është këtu!
Avniu thotë se çifti, Eriona e Lorenci po bashkohen dhe uron më të mirat për ta. Ata hyjnë në studio dhe kjo është hera e parë që Lorenci shfaqet, kurse Eriona fluturon nga gëzimi.
“Eriona, edhe ditën kur ka ikur që këtej më thoshte znj. Eni, po Lorenci do të vijë? Dashuria e asaj vajze për këtë djalë, unë nuk e di sa e di Lorenci, por unë them që nuk ka dashuri më të madhe”, thotë Çobani para se t’i drejtojë disa pyetje.
Eni Çobani: Çfarë ishte për ty kjo eksperiencë?
Eriona: Për mua është dashuria e pafundme!
Eni Çobani: Luftoi shumë Eriona dhe ia arritëm! Ditën që më ka thënë znj. Eni, Lorenci erdhi, unë nuk e kam besuar, por kur fola me Lorencin dhe me prindërit, atëherë e besova. Lorenc, për ty çfarë ishte? Të kemi folur një çikë rëndë…
Lorenc: Eh, gëzim, gëzim në emigrim andej.
Ardit Gjebrea: Tani ju jetoni bashkë?
Lorenc: Po.
Ardit Gjebrea: Se mos na ikësh prapë?
Lorenc: Jo!
Ardit Gjebrea: Jeni të lumtur?
Lorenc: Të lumtur./kb