Filozofi francez Edgar Morin, një figurë e shquar intelektuale, u nda nga jeta në moshën 104 vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga gruaja e tij për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.
I lindur më 8 korrik 1921 në Paris, në një familje hebreje me origjinë nga Selaniku, Edgar Nahum u bashkua me Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe me Rezistencën nën pseudonimin Morin.
Ai ushtroi një ndikim të fuqishëm me botimin e ” Autocritique ” në vitin 1959, e cila rrëfen përjashtimin e tij nga Partia Komuniste Franceze (PCF), në të cilën ai ishte një figurë kryesore, dhe verbërinë e tij ndaj stalinizmit.
Në atë kohë, ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Komitetit të Intelektualëve Kundër Luftës Algjeriane.
Morin cilësohet si një pararendës i sociologjisë së të tashmes dhe u përqendrua në fenomene që studiohen pak nga sociologjia, si kinemaja, teknologjitë e reja, sportet./Mxh
