Aktorja e njohur Dakota Johnson dhe muzikanti Machine Gun Kelly (MGK) janë në një romancë prej disa muajsh dhe janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes së publikut.
“Sebepi” për këtë lidhje duket se ka qenë dasma e Taylor Swift me Travis Kelce, mbajtur në korrik. Edhe pse ata njiheshin më përpara, duket se kjo dasmë shërbeu si një shkëndijë për afrimin e tyre.
“Ata e nisën si miq dhe shkëmbenin shpesh mesazhe, por tani po kalojnë më shumë kohë së bashku. Është diçka shumë e re, por për momentin janë të çmendur pas njëri-tjetrit”, ka deklaruar një burim pranë çiftit për revistën “People”.
MGK i shprehet miqve të tij se Dakota është “e mrekullueshme”.
Megjithatë, burimet theksojnë se ata nuk i kanë vendosur ende një etiketë zyrtare lidhjes dhe po e shijojnë kohën së bashku pa presione.
Zërat për këtë romancë u përforcuan të shtunën, më 12 shtator, kur të dy u fotografuan së bashku në Nju Jork, duke mbërritur në apartamentin e Taylor Swift dhe më pas në një hotel.
Lidhja e fundit e njohur e Dakota Johnson me muzikantin Role Model përfundoi përpara disa muajsh.
Nga ana tjetër, Machine Gun Kelly ka pasur një marrëdhënie të gjatë me aktoren Megan Fox, e cila u mbyll përfundimisht në vitin 2024 pas shumë ulje-ngritjeve. MGK dhe Fox kanë gjithashtu një vajzë së bashku./mxh
