Në Komisionin parlamentar të Kulturës janë zhvillluar debate ditën e sotme. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunën ndaj të rinjve dhe protestuesve.
Në krahun tjetër, deputetët socialistë të pranishëm në mbledhje kundërshtuan aktet e dhunës kundër efektivëve të Policisë.
Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e menjëhershëm të një qeverie transitore. Socialistët i kundërshtuan akuzat, duke u shprehur se opozita po kërkon t’u “rrëmbejë” skenën studentëve dhe të bëhet lideri i protestave studentore.
Pjesë nga debati i mbajtur në Komision:
Ina Zhupa: Edi Rama e ka humbur shansin për dialog kur i ka mashtruar, kur i ka masakruar. Nuk bën dialog syri me plumbin, qafa me shpatën. Nuk bën dialog me dhunë.
PD nuk ka imponuar dhe as do të imponojë ndonjëherë se si duhet bërë, kur apo të ketë monopolin e protestës. PD është në mbështetje të protestës së studentëve.
Arkend Balla: Menduat se qeveria rrëzohet me dhunë. Zgjedhjet janë para. Le të fitojë ai që është më i zoti.
Erjon Malaj: Çdo kauzë e drejtë, si një pjesë e kërkesave të studentëve, patjetër duhet dëgjuar e përgjigjur, por në formë demokratike dhe jo duke goditur dyert me gurë e molotovë./k.m
