Last Updated on 24/09/2026 by Anisa
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila.
Sipas njoftimit të presidencës, “në këto takime, presidenti Begaj u informua dhe diskutoi me ta mbi çështje të aktualitetit”.
Situata politike e krijuar në vend pas arrestimit të kreut të SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate në lidhje me sigurinë kombëtare./ad
