Last Updated on 28/04/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi komentoi sot lidhur me debatet e fundit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së mes kryeministrit e kryesocialistit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.
Në një dalje televizive, Korreshi u shpreh se ky nuk është debati i parë mes socialistëve, thjesht në raste të tjera janë kujdesur që të mos dalë në media.
Sipas Korreshit, Partia Socialiste është një parti hibride, ku antëtarët e vjetër janë kundër mënyrës sësi po e drejton Rama.
“Debati nuk është i pari në PS, por janë shumë të kujdesshëm për të mos i nxjerrë në media. E kemi të konfirmuar nga vetë ata. Për zonjën Spiropali ka qenë konstante në qëndrimin e saj përballë Ramës. Kërcënimet u bënë mediatike. Brenda PS unë e them është një parti hibride, nuk është një PS. Socialistë të vjetër e urrejnë mënyrën se si sillet Rama, me arrogancë me të gjithë”,-tha Korreshi./mxh
