Last Updated on 28/04/2026 by Monika
Bashkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative Territoriale dhe nëjhnkryetari i Partisë Demokratik, Luciano Boçi ishte pasditen e sotme i pranishëm në dëgjesën publike Në vijim të zhvilluar në qytetin e Elbasanit.
Në fjalën e tij, Boçi theksoi se këtë herë, nuk duhen përsëritur argumentet si në reformën e vitit 2014.
Sipas demorkatit, nëse secila palë del me hartat e veta dhe pa dakordësi, atëherë përpjekja është e kotë.
“Nëse reforma e vitit 2014 ka qenë e mirë, atëherë pse po kërkojmë sot rishikim? Nuk mund të përsëriten të njëjtat argumente si atëherë, pa u treguar konkretisht ku qëndron problemi sot. Sot, nëse secila palë del me hartat e veta pa dakordësi, gjithçka bëhet e kotë. Këtu nuk bëhet fjalë për forcë politike, por për konsensus. Ne duam një reformë për të gjithë shqiptarët”-u shpreh Boçi./mxh
