Last Updated on 20/11/2026 by EL
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bën me dije se ka zhvilluar mbi tre orë takime me dhjetëra bashkatdhetarë në Athinë, në ditën e parë të nismës “Prania Besnike në Diasporë”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe ankesat e shqiptarëve që jetojnë në kryeqytetin grek, duke u shprehur optimist se problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje.
“Për mbi tre orë dëgjim me vëmendje, një për një, sy më sy, të dhjetëra bashkëatdhetarëve të Athinës, në ditën e parë të Pranisë Besnike në diasporë. Janë halle që kam besim që do të marrin zgjidhje, sepse deputeti këtë detyrë ka: të marrë ankesat e njerëzve dhe sipas ligjit tu kërkojë institucioneve përgjegjëse llogari pse nuk e zgjidhin hallin. Mos harroni brenda afatit 15 ditor”. /ET
