Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, është shprehur mbrëmjen e sotme se deklaratat e kryeministrit Edi Rama se “Gjermania po punon kundër interesit të Shqipërisë” është absurditet.
Në një intervistë televizive, Alizoti foli edhe lidhur me disa takime që ka zhvilluar me CDU në Gjermani. Sipas tij, në këto takim kishte një frymë negative për Shqipërinë.
Gjithashtu ai tha se Gjermani është vendi më determinant dhe përcaktues për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Pati takime të rëndësishme në Shtugart, Berlin, takime me CDU në Gjermani, takime të nivelit të lartë. Çështjet e integrimit dhe që prej kohësh ka një sulm ndaj Gjermanisë dhe te mbledhja me dyer të mbyllura dhe ato që paska thënë kryeministri se po pengon, se po punon kundër interesit të Shqipërisë është absurditet. Për integrimin tonë në BE, Gjermania është vendi më determinant dhe përcaktues. Nuk ka qenë skeptike, por ka qenë gjithmonë për zgjerimin e BE-së. Ka qenë për një BE stabël. Por nëse Gjermania do marrë një nismë, shpresoj që jo, por nga ana etike nuk do e them se çfarë u tha në CDU, por ka një frymë negative për Shqipërinë dhe kanë informacione sekrete se Shqipëria dominohet nga kartelet, Shqipëria është një lloj Meksike e dytë, e këtë po e them unë, bashkë me konceptet e tyre”, u shpreh deputeti./mxh
