Një debat i tensionuar është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ku analistët Ilir Demalia dhe Ermir Gjinishi janë përfshirë në një përplasje me tone të ashpra për protestat, dhunën dhe qëndrimet e mediave dhe qeverisë.
Gjatë diskutimit, Ilir Demalia akuzoi mediat se po kontribuojnë në përshkallëzimin e situatës, duke pretenduar se pas protestave qëndrojnë ekstremistë islamikë dhe grupe të lidhura me ANTIFA-n.
Nga ana tjetër, Ermir Gjinishi iu përgjigj me ironi, duke thënë: “Rroftë Edi Rama”, ndërsa më pas debati mes tyre vijoi me akuza dhe kundërakuza.
Pjesë nga biseda:
Demalia: Ju nuk jeni burra. Në botë është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem.
Gjinishi: Rroftë Edi Rama.
Demalia: Ju e keni zaptuar politikën bashkë me Edi Ramën.
Gjinishi: Ule zërin, nuk po flet në kafe. Nuk jemi në kafe këtu. Mua mos ma drejto gishtin.
Demalia: E kam me të gjitha mediat.
Gjinishi: Do të pushosh apo jo? Pusho!
Tela: Gazetarët e terrenit janë më të persekutuarit, ata janë pasqyra.
Gjinishi: Ka ardhur koha të themi të vërtetat siç janë. Dhuna dënohet në të gjitha rastet. Qeveria, ndryshe nga ty, nuk e ka dënuar kurrë dhunën ndaj protestuesve.
Demalia: Kush s’e ka dënuar? Drejtori i Policisë po.
Gjinishi: Unë s’të ndërpreva.
Demalia: Vazhdoni, rreni!
Gjinishi: Kush rren, mo?/ad
