Demi Lovato, e ftuar në episodin e së martës, 3 mars, të podkastit “Baby, This is Keke Palmer”, diskutoi hapur ngritjen drejt famës, përkrah kolegeve të Disney Channel, Selena Gomez dhe Miley Cyrus.
Lovato iu bashkua Disney Channel në vitin 2007 me serialin e shkurtër televiziv “As the Bell Rings”, ndërsa Cyrus filloi të luante në “Hannah Montana” (2006-2011) dhe Gomez në “Ëizards of Ëaverly Place” (2007–2012).
E pyetur nga moderatorja e podkastit, Keke Palmer, rreth situatës, ku rrjeti gjithmonë i vinte yjet e “kundër” njëra-tjetrës, duke u përpjekur të kurorëzonte “vajzën numër një”, Lovato shpjegoi se ajo dhe Gomez ishin shoqe para kohës së tyre në Disney Channel.
“Ne në fakt ishim së bashku në Barney, dhe kështu ndjeva këtë siguri kur hyra në Disney Channel duke pasur tashmë një miqësi të integruar atje.”
Ajo shtoi se ishte shumë mirënjohëse në atë kohë dhe se do të jetë gjithmonë mirënjohëse për miqësinë që ka dhe vazhdon të ketë me Gomez.
E kthyer pas në kohë, këngëtarja e “Here We Go Again” rrëfeu se ishte “sfiduese” të përballej me krahasimet me Cyrus dhe Gomez.
“Natyrshëm ke pasiguri në moshë të re, kështu që fillon ta krahasosh veten me njerëz të tjerë.”
Demi Lovato bëri të ditur se ajo që e ndihmoi ta përballonte këtë periudhë të lodhshme për sa i përket “sfidës” që publiku i impononte, ishin fjalët e nënëns së saj.
“Ka vend për të gjithë. Nuk është konkurs”, citoi Lovato.
Ajo shpjegoi se kjo ishte arsyeja për të cilën qëndroi vërtet dhe gjithmonë mbështeste të gjithë.
Pasi u larguan nga Disney Channel, yjet e Disney Channel vazhduan të kenë karriera të suksesshme në muzikën pop, e ku secila duartroket punën e tjetrës.
Gjatë podkastit, Lovato gjithashtu rrëfeu se ka ndjenja të përziera për kohën e saj në Disney Channel.
“Ka kaq shumë emocione që më vijnë në mendje kur mendoj për atë periudhë kohore në jetën time. Ato ishin vitet që filluan gjithçka për mua, dhe kam kujtime shumë të bukura”
Ndër të tjera ajo përmendi edhe vështirësinë e saj me shëndetin, gjatë xhirimit të serialeve.
“E dini, lufta me një çrregullim të të ngrënit ndërsa isha para kameras ishte vërtet sfiduese. Pata shumë vështirësi me shëndetin tim mendor, por në fund të fundit, kujtime shumë të bukura. Bëra miq që do t’i kem për gjithë jetën time.”/mxh
