Last Updated on 16/11/2026 by Anisa
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Edi Rama propozoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, paketë me avokatin e Veliajt, Plarent Ndrecën. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi konfirmoi se PS tashmë është në fushatë për lokalet e majit.
Analisti Frrok Çupi tha se Asambleja nuk ishte thjesht një aktivitet me karakter teknik politik, por një moment ku Partia Socialiste duhej të bënte sqarime dhe t’u përgjigjej disa pyetjeve. Duke komentuar zgjedhjen e Ramës për drejtuesit politik të Tiranës, Ervin Demon dhe Albana Koçiut, Çupi i cilësoi ata si figura të pastra të PS-së, por tha se mbetet e paqartë se çfarë pozicionesh mund të kenë në të ardhmen.
“PS është një mazhorancë që ka në kurriz sulmet. Mazhoranca në Shqipëri nuk është thjesht politike, është shumë herë më e fuqishme se vetë PS-ja. Në mazhorancë është vetë publiku. Asambleja nuk ishte një teknicitet politik. Foli me PS-në dhe, më pak se me këdo tjetër, kishte për të folur me PS-në, që flet me veten e vet tërë kohën. PS-ja kishte për të bërë sqarime dhe për të bërë disa pyetje. Po na digjet qyteti, po na mbështillen dhunuesit me emrin student.
Partia është si lumi që e ka koston me largimin e një sasie uji. Kudo, ka tradhtarë në parti. Nëse në rrugë nuk do të kishte kundërshtarë të lodhur, të korruptuar, do të ishte një falsitet.
Në tavolinën e PS-së ka ardhur faktori kohë dhe koha dinamike nuk të lejon të mendosh me qetësi. Demo dhe Koçiu janë dy figura të pastra të PS-së, por nuk i dihet kohës. Jemi në një situatë dinamike, nuk dihet ku duhet të jetë Ervin Demo, si president, ministër apo kryetar bashkie. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Albana Koçiun, e cila është e matur në perfeksion.”/ad
